Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident.

Policia sqaron se "Nuri  Allkja, 62 vjeç nga Elbasani është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur dhe ka përplasur tre mjete të parkuara". 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/