Dosjet stok “mbysin” drejtësinë, sistemi në krizë për gjyqtarë

Dosjet stok “mbysin” drejtësinë, sistemi në

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur shqetësimin se fenomini i dosjeve stok tashmë nuk është problem vëtëm në Gjykatën e Lartë, por po shtrihet në gjithë gjykatat e vendit. Nënkryetari, Maksim Qoku, tha se vettingu po përjashton shumë gjyqtarë, ndërsa prurjet në sistem janë të vakta, çka sipas tij e vështirëson punën. Qoku foli dhe për gjykatën antikorrupsion.
Sistemi  gjyqësor është vënë në vështirësi funksionimi, duke bërë që fenomeni i stokut të dosjeve të mos jetë problem vetëm në Gjykatën e Lartë, por në pjesën më të madhe të Gjykatave të vendit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ngriti shqetësimin përmes zëvendëskryetarit Maksim Qoku, i cili duke folur në forumin për ecurinë e reformës tha se për shkak të vettingut në sistem ka më shumë ikje se prurje të gjyqtarëve.

Qoku: Kemi shumë më nevojë dhe e kemi shumë të vështirë tashmë që trendin e çështjeve që vijnë, por edhe ato që janë mbartur të mund ti zgjidhë kjo trupë aktuale. Po të referoheni në statistikat tona, është për të ardhur keq, por gjyqtarët janë jashtëzakonisht të ngarkuar. Nganjëherë është luks i tepërt që të mund tu vësh afate, megjithëse kodi ka vendosur një afat 2 vjeçar. Ju e kuptoni që tek rritet sasia, lë për të dëshiruar cilësia.

Vettingu është kthyer në problem edhe për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.

Edhe pse është dhënë pëlqimi nga gjyqtarët e krimeve të rënda për të qenë pjesë e kësaj strukture, në shkallën e dytë të sitës kanë mbetur vetëm 6 gjyqtarë nga 11 që kërkon ligji.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka paraprirë zgjidhjes.

Qoku: I është paraprirë, është identifikuar si problematikë dhe natyrisht që janë gjetur dhe zgjidhjet. Ato që në mënyrë kolegjiale do të pranojmë dhe do të miratojmë me vendimmarrje kjo i mbetet paksa të ardhmes, e cila mund të jetë shumë e afërt.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor u shpreh i shqetësuar për mosngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke theksuar se mungesa e këtij organi ka bllokuar edhe trajtimin e ankesave apo dhënien e masave ndëshkimore për gjyqtarët.

Ndërsa pedagogia e drejtësisë, Mirela Bogdani, krahas disa gjetjeve problematike në zbatimin  e reformës në drejtësi u ndal te Prokurori i Përgjithshëm, duke theksuar se në shumë raste janë konstatuar tejkalim kompetencash.

EMISIONET