Dortmund godet në merkato, firmos me vëllain e yllit të Chelsea

Dortmund godet në merkato, firmos me vëllain e yllit të Chelsea

Thorgan Hazard është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi verdhezi.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social "Twitter", skuadra e Dortmund prezanton vëllain e talentit të Chelsea, Eden Hazard.

26 vjeçari vjen nga Borusia Monchengladbach dhe në video duket qartë se kjo e fundit e ndihmoi për tu rritur në karrierë dhe i dha shans për të firmosur me një nga skuadrat më të mira në Gjermani dhe jo vetëm.  

Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë në kontratën që zgjat deri në vitin 2024, Hazard foli edhe për herë të parë si futbollist verdhezi.

"Jam mirënjohës për pesë vitet e kaluara te Borussia Mönchengladbach, ku kam kujtime shumë të mira. Kjo ishte koha e përsosur për të bërë hapin e radhës në karrierën time. Jam krenar që do të luajt me Borussia Dortmund, një klub i madh me tifozë të pabesueshëm".-tha Hazard për faqen zyrtare të klubit.

Te Dortmund, Hazard do të zëvendësojë Christian Pulisic, i cili u transferua te Chelsea për shifrën e 75 milionë eurove.



EMISIONET