Dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë Shkodër, duket se është një tjetër fitore e PD. Por pavarësisht kësja, kreu i PD, Lulzim Basha thotë se asgjë nuk ndryshon deri në largimin e kryeministrit Rama.

Në një status në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Pjetrit, Basha shkruan:  

"Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik".


/Ora News.tv/