Ndërsa  tani vëmendja e gjithë botës është nga Vatikani për të mësuar për Papën e ri, në mediat ndërkombëtare po flitet për profecinë Malaki që do të thotë, dorëheqja e Papës, shkatërrimi i Romës dhe fundi i botës. Sipas profecisë pasardhësi i Papa Ratzinger mund të jetë i fundit në histori. Por si shpjegohet e gjitha kjo? Ekspertë të ezoterizmit, numerologë dhe disa studiuesë thonë seprofecia përbëhet nga një listë me 112 fraza të shkurtra në latinisht. Por fakti që mes emrave më të përfolur për të qenë pasardhës është ai i Peter Turkson kujton dhe profecinë e Nostradamus që sipas disa interpretimeve nënkuptonte që fundi i botës koincidonte me vendosjen në Vatikan të një Pape me ngjyrë. Studiuesit  e kësaj profecie thonë se duke parë kalendarin dikush mund të kujtojë se data që Papa do të lërë postin e tij pra 28.02.2013, nëse mbledhim numrat përbën shifrën 18, një numër që përfaqëson dhe shumën e 3 gjashtave. Shenja që përfaqëson Satanain, Bishën që në apokalispin e Xhovanit do të nisë fundin e kohërave.  

/Ora News.tv/