Dopietë e Suarez, Barcelona përmbys Vallecano e thellon distancat

Dopietë e Suarez, Barcelona përmbys Vallecano e thellon distancat

Përmbysje spektakolare e Barcelonës, që mposht 2-3 Rayo Vallecano dhe nuk heq dorë nga kreu. Katalanasit zhvlerësuan avantazhin e vendasve në dy minutat e fundit të kohës së rregullt, duke u larguar nga kryeqyteti spanjoll me pikë të plota.

Takimi nisi mirë për Blaugranët që kaluan në avantazh pas 11-të minutash lojë me anë të Luis Suarez. Megjithatë, vendasit e gjetën forcën për të reaguar, madje edhe përmbysën rezultatin. Pozo e Garcia ishin autorët e golave, ndërsa kur u duk se pikët do të shkonin për Vallecano, Dembele në të 87-ën dhe Suarez 3 minuta më pas përmbysën gjithçka.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona mban vendin e parë me 24 pikë, +4 nga ndjekësi më i afërt, ndërsa Vallecano mban vendin e 19-të me 6 pikë.

EMISIONET