Donte të mësonte gjininë e fëmijës, babai i lënduar: Më thanë 'JO' se nuk jam nëna

Një burrë që po planifikonte ti bënte një surprizë të fejuarës së tij dështoi. Ai mbeti pa fjalë kur mjekët i thanë se nuk i lejohet të marrë vesh gjininë e fëmijës që presin pasi nuk ‘është nëna’.

Ben Hopper dhe Kelly Netherton do martoheshin, prandaj ai kishte vendosur që t’i tregonte se çfarë gjinie do kishte anëtari i ri në familjen e tyre.

26-vjeçari telefonoi spitalin “Hull Women’s and Children’s Hospital” për të pyetur se çfarë mbante Kelly në bark, një djalë apo një vajzë dhe ata refuzuan t'ia tregojnë.

Ai u lëndua aq shumë nga lajmi sa filloi të qante para vajzës së tyre 7-vjeçare. Çifti kishte përjetuar tre aborte gjatë 12 muajve të fundit, prandaj Ben donte që këtë herë ta jepte ai lajmin e mirë.

“Ne humbëm binjakë para 6 muajsh dhe më pas humbëm një tjetër. Na thanë se mund të mos bëheshim më me fëmijë. Kjo më lëndoi shumë.

Kur Kelly mbeti shtatzënë sërish, unë mendova të telefonoj spitalin që të zbuloj gjininë pasi kishte domethënie të madhe për mua.

Më pyetën nëse donim të dinim të dy gjininë e fëmijës. Kur i tregova se doja të ma tregonin vetëm mua, më thanë menjëherë “Jo”. Edhe pse me miratimin e të fejuarës sime, nuk kishte shanse që ta zbuloja pasi jam babai dhe jo nëna i foshnjes që do vijë në jetë”, tregoi Ben.

EMISIONET