Gjatë mbrëmjes të së shtunës presidenti Donald Trump ndoqi një ndeshje të UFC-së në New York ku nuk u prit mirë nga tifozeria.

Ai ishte sëbashku me djalin e tij dhe me disa pjestarë të partisë Republikane.

Një grupim njerëzish organizuan një protestë duke lëshuar ovacione e duke sharë kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ky skenar është i ngjashëm me episodin e një jave më parë ku Trump po ndiqte një ndeshje baseball-i në Washington. Tifozeria lëshoi ovacione kundër presidentit.

Madje gjatë ndeshjes së UFC tifozeria mbante në duar pankarta me thënien “Largoni Trump-in”.

Aktualisht presidenti i SHBA-së përballet me akuzat në lidhje me presionin që ai i ushtroi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të hetuar Joe Biden.

Ndërkohë që videot e turmës që thërrisnin kundër Trump bënë xhiron e rrjetit, djali i tij reagon në profilin e tij në Twitter.

Ai thotë se atmosfera në arenën Madison Square Garden është një ndër më elektrizueset duke ironizuar kështu gjithçka ndodhi aty.

/Ora News.tv/