Donald Trump nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush

Donald Trump nuk do të marrë pjesë në funeralin e

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së parë Barbara Bush të shtunën.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump do të mungonte në ngjarje "për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respektimin e familjes Bush".

Melania Trump megjithatë do të shkojë në funeral "në emër të Familjes së Farë", sipas deklaratës.

Arkivoli  i ish-Zonjës së Parë po mbahet në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Huston të Teksasit.

Presidenti Trump e quajti zonjën Bush një person të mrekullueshëm gjatë në një konferencë shtypi të mërkurën.

Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të vështirë me familjen e Bushit, më së shumti për garën e tij kundër Jeb Bushit për nominimin presidencial të republikanëve në 2016.

EMISIONET