Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kg bizhu

Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kg bizhu

Doktorët kanë ngelur pa fjalë kur kanë hequr nga stomaku i një vajze 26 vjeçare plot 1.6 kg bizhuteri.

Runi Khatun ishte paraqitur në spital në Ëest Bengal, Indi pasi filloi të kishte të vjedha pas çdo vakti ushqimor.

Gjatë operacionit doktorët i hoqën nga stomaku: 69 varëse, 80 vathë, 46 monedha hekuri, 11 pirsing, 4 çelësa, një orë dhe 5 byzylykë.

Nëna e të resë tha se kishte vënë re që në shtëpinë e saj po zhdukeshin bizhutë por nuk ia kishte marrë mendja që vajza e tyre i gëlltiste.

Jo vetëm kaq vajza merrte bizhutë dhe nga dyqani i vëllait.

Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, disa prej ari.

Runi vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.

 Vlera e bizhuterive në stomak shkonte deri në 53 mijë paund.


EMISIONET