Dobësohuni! Johnson u kërkon anglezëve të kenë kujdes me peshën

Dobësohuni! Johnson u kërkon anglezëve të kenë kujdes

Në një intervistë për Radion britanike “Times”, kryeministri Johnson i ka kërkuar qytetarëve anglezë të kenë kujdes me peshën. Sipas Johnson, britanikët janë populli më obez në Europë, ndaj dhe foli edhe për një mundësi ndërhyrjeje nga qeveria për këtë problem.

Ndërsa Britania ka filluar një proces lehtësimi të masave anti-Covid, shumë qytetarë britanikë, kundër rregulloreve, kanë mbipopulluar plazhet dhe parqet si pasojë e një vale të nxehti që kaploi vendin ishullor.

Ndërsa oficerët mundoheshin që të shpërndanin grupet e qytetarëve, pati edhe mosmarrëveshje me forcat e rendit.

Por teksa Britania është një nga vendet më të prekur prej Koronavirusit dhe shkencëtarët paralajmërojnë se një mosrespektim i rregullave mund të sjellë një valë të dytë të Covidit, deklaratat e kryeministrit Johnson për t’u dobësuar ka sjellë një reagim nga qytetarët.

Të hënën, në një intervistë për Times Radio, kryeministri adresoi një problem që luan rëndësi për shëndetin e qytetarëve britanikë, pasha e tepërt. Ai tha se ka qenë kundër një mentaliteti të "shtetit dado" në jetën e njerëzve të thjeshtë, por beteja e tij - dhe e kombit - me koronavirusin ka ndryshuar pikëpamjet e tij, shprehet kreu i qeverisë britanike.

Ai përshkroi se si humbi peshë ndërsa ishte në kujdesin intensiv në prill prej Coronavirusit, dhe tha se do të mendonte se si ta adresojë problemin e mbipeshës te britanikët.

“Kur ju shikoni numrat, kur shikoni presionin ndaj sistemit shëndetësor, kam frikë se ky vend i mrekullueshëm i yni, në krahasim me vendet e tjera evropiane na tregon se jemi dukshëm më të shëndoshë se të tjerët."

Johnson argumentoi se nuk është "e lehtë" për politikanët të zgjidhin problemin e mbipeshës, por tha se ai do t’i shihte me kujdes për çdo ndërhyrje qeveritare që mund të pasojë.

Kryeministri nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt nëse masat do të përfshijnë taksa mbi sheqerin ose preparate të tjera.

Pandemia, e cila i ka marrë jetën më shumë se 43,000 njerëzve në Britani "ka qenë një katastrofë, një makth absolut për vendin," tha Johnson, duke kërkuar kujdes për shëndetin e popullsisë  britanike.

EMISIONET