A do të ulet opozita në dialog me Ramën me ndërmjetësimin e Metës?

A do të ulet opozita në dialog me Ramën me

Ndërsa ndërkombëtarët duket se nuk kanë ndërmend të ndërmjetësojnë një dialog mes palëve politike në vend për zgjidhjen e krizës, është folur vazhdimisht që këtë rol mund ta bëjë Presidenti Ilir Meta.

I pyetur mbi këtë çështje, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi: "Nuk jam këtu për të bërë rolin  e analistit, unë flas në bazë të fakteve, qëndrimeve. U kam shprehur qëndrimet e mia edhe në emër të gjithë aleatëve opozitarë për takimin që sapo kemi përfunduar. Pjesën tjetër le ta bëjnë analistët dhe gazetarët e lirë".

Fjalën e tij Basha e mbylli me bindjen se ditë më të mira për Shqipërinë do të vinë.

Për këtë kërkoi edhe konfirmimin e aleates Kryemadhi e cila u shpreh: Patjetër që po!

Deklaratat u bënë pas takimit rreth 1 orë e gjysmë që përfaqësuesit e opozitës patën me Drejtorin e Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit, Christian Danielsson, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Ky i fundit më herët gjatë ditës pati takime dhe me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi


EMISIONET