Vijon "lufta" në distancë mes agjentit të Elseid Hysaj, Mario Giuffredi dhe Napolit.

Përfaqësuesi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare nuk ndalet së konfirmuari se mes palëve ka krisje, të cilat do të shkëputen brenda dy merkatove të ardhshme, asaj të janarit ose në qershor.

"Hysaj ka të ngjarë të largohet në janar, duke parë që kontrata e tij po përfundon në fund të sezonit. Roma është një klub që ai me kënaqësi do ta pranonte, por do të shohim nëse do të ketë interes për të, pasi për momentin nuk ka asnjë kontakt.

“Napoli e vlerëson Hysajn në rreth 25-30 milionë euro, por sa më shumë kohë kalon, kjo do të bjerë. Ne e njoftuam klubin pak kohë më parë se ne nuk duam të rinovojmë kontratën. Mos harroni se për tre vjet, Hysaj ishte mbrojtësi më i mirë i djathtë në Serie A, kështu që ai mund të shkojë në të paktën dy ose tre klube të tjera të këtij niveli," deklaroi Giuffredi për "Rete Sport".

Gjatë merkatos së verës, Hysaj ishte një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun e lojtarëve. Skuadra si Atletico Madrid, Tottenham e Chelsea shfaqen interes, por Hysaj vendosi të qëndrojë në "San Paolo".

25 vjeçari, i cili humbi dy takimet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Turqisë mbrëmjen e sotme dhe Moldavisë më 14 tetor nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelotti dhe kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit.

/Ora News.tv/