Sfida më e madhe e 2019 për Shqipërinë është hapja e negociatave me BE, si hap i fundit përpara anëtarësimit. Vendimi i Këshillit  Europian në qershorin e 2018 u lexua ashtu siç lexohen të gjitha raportet nga klasa politike në Shqipëri.

Për mazhorancën ishte një hap përpara, pasi u caktua një datë. Ndërsa për opozitën ishte dështim, pasi vendimi u shty me të paktën një vit.

Mimi Kodheli: Fakti që patëm një propozim pozitiv nga qershori i 2018 sigurisht që na bën të ndihemi mirë sepse në fund të ditës i kishim bërë detyrat e shtëpisë.Për shumë arsye disa vende ishin skeptikë që gjë bëri që hapja e negociatave të shtyhej për në qershorin e vitit në vazhdim.

Grida Duma: Si njohëse e çështjeve të integrimit unë ju them një gjë: Sa kohë që BE nuk përcakton një datë fikse ai vazhdon dhe të mban në test. Data fikse është sinjali pozitiv.Nuk e kemi akoma.Pa pasur një datë ti nuk fillon dot as të diskutosh se cilët kapituj do të përmirësosh përveç reformës në drejtësi. Mendoj se përsëri do të jetë e njëjta gjë.

Për më shumë shikoni materialin e plotë në video të përgatitur nga gazetari i Ora News, Sonil Frashëri.

/Ora News.tv/