"Do ketë viktima", alarm për bombë në parlamentin grek

"Do ketë viktima", alarm për bombë në parlamentin

Policia greke të premten në mëngjes mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonatë anonime.

Personi telefonoi zyrat në zyrat e agjencisë së lajmeve Zougla.gr, duke thënë se pajisjet shpërthyese ishin vendosur "brenda dhe jashtë Parlamentit".

"Do të ketë viktima. Kujdes!" u tha në telefonatën kërcënuese.

Ekspertët e xhenios u dërguan në vendin e ngjarjes, por nuk u gjet asgjë e dyshimte.

EMISIONET