Djali i themeluesit të "Pesë Yjeve" të Italisë nën hetim për përdhunim në grup

Djali i themeluesit të "Pesë Yjeve" të Italisë

Djali i Beppe Grillos, komediani dhe bashkëthemelues i Lëvizjes Pesën Yjet të Italisë, është nën hetim nga policia dhe prokurorët me akuzën për përdhunimin në grup së bashku me tre miqtë e tij.

Ciro Grillo, 19 vjeç, po përballet me akuzat se ai dhe tre bashkëmoshatarë të tjerë abuzuan seksualisht me një modele skandinav në vilën e komedianit në Porto Cervo, qendrën kryesore të Kosta Smeralda në Sardenjë gjatë pushimeve të tyre verore.

Pesë Yjet tashmë janë partner në koalicionin e ri qeverisës të Italisë, i cili mori detyrën të enjten. Hetimi i përdhunimit përkon me rishfaqjen e Beppe Grillo i cili i kërkoi kryetarit të partisë, Luigi Di Maio, të bashkohej me Partinë Demokratike të qendrës së majtë dhe të shmangte zgjedhjet e parakohshme.

Sipas mediave italiane, me 16 korrik Ciro Grillo dhe tre të tjerët u takuan me vajzën, e cila nuk është identifikuar, në një klub nate në Porto Cervo dhe pasi kanë pirë mirë  janë kthyer në vilën luksoze të familjes Grillo, ku supozohet se ka ndodhur përdhunimi.

Avokatët e Grillos dhe të akuzuarve të tjerë thonë se të pandehurit nuk kanë mohuar se kanë bërë seks me 19-vjeçaren, por pretendojnë se seksi ishte konsensual.

Katër të akuzuarit, të cilët vijnë nga qyteti verior i Xhenovas, u morën në pyetje për disa orë të enjten nga prokurori publik Gregorio Capasso në qytetin Tempio Pausania në Sardenja.

Capasso u tha mediave të premten se hetimi do të përfundojë së shpejti.

"Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, ne do të ruajmë konfidencialitetin maksimal," i tha të premten prokurori për agjencinë e lajmeve ANSA.

Prokurorët janë në kërkim të provave të drogës dhe alkoolit dhe policia ka sekuestruar celularët e të akuzuarve për të parë mundësinë nëse ka video të regjistruara nga ngjarja.

Avokatët që përfaqësonin Grillo dhe të tjerët nuk pranuan të komentojnë por raportohet se i thanë prokurorit se çështja e të akuzuarës ishte e dobët sepse ajo kishte pritur 10 ditë për të raportuar përdhunimin dhe kishte vazhduar pushimet e saj.

Grillo është i dyti nga katër fëmijët e Beppe Grillo. Në 2017 ai ishte një kampion kombëtar në boks dhe kik boks.

Një përdorues i zjarrtë i mediave sociale, Grillo i ri kishte shumë dëshirë të postonte foto dhe komente të aftësive të tij sportive dhe festimeve.

EMISIONET