"Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit po u vjen fundi"

Shtetet e Bashkuara presin ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ku krahas investimit prej 2 milion dollarësh, do të trajnojnë edhe 35 prokurorë nga Nju Xhersi për legjislacionin e ri penal të Shqipërisë. Përmes një video të shpërndarë në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, sqarohet se bosëve të krimit po u vjen fundi nga drejtësia e re.

Duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit prioritet të punës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka investuar dy milionë dollarë për të siguruar që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Selia diplomatike paralajmëron se bosëve të krimit po u vjen fundi dhe në vend do të ketë drejtësi për të gjithë.

Në video sqarohet po ashtu, se menjëherë pas krijimit, fokusi i SPAK do të jetë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta.

Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar ekspertë të lartë për të monitoruar edhe funksionimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, për të mos pasur ndikim nga politika.

Përmes një programi të posaçëm, 35 prokurorë nga Nju Xhersi do të trajnohen mbi legjislacionin e ri penal shqiptar gjatë vitit 2020.

EMISIONET