Gazetari Drilon Xhepollari, ishte i ftuar në emsionin “Ditë e Re”, në “RTV ORA”, ku foli për përpjekjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për rifillimin e kompeticioneve sportive.

Ai u shpreh se është e pakonceptueshme kjo neglizhencë e qeverisë shqiptare përballë komuniteti të sportit, edhe pse në këtë sektor punojnë 20 mijë persona duke përfishrë futbollistët, stafet teknike, zyrtarët e klubeve, përgatiës atletik, arbitrat, zyrtarët e ndeshjeve, puntorët e fushës etj.

Xhepollari dekarloi se nëse në shtet e tjera duke filluar nga Mali i Zi dhe Seriba në rajon apo në Itali dhe Angli është dhënë dritën jeshile për rifillim e ngjarjeve sportive, shteti shqiptar hesht pa motivacion.

/Ora News.tv/