Më në fund është publikuar dueti i Rina Balaj me Adelina Ismailin.

"Qikat" titullohet kënga ritmike që bashkoi reperen me divën e divën e muzikës shqiptare. Edhe këtë herë, Rina kishte qëllim ti tregonte rivaleve të saj se kush është mami.

 Ndërkohë Adelina këndon vetëm refrenin, i cili është remake i hitit "Kanagjegji" që solli para shumë vitesh.

"Ani qika ani, ecni e mos ngani,
oh oh oh, lum për mamin oh",
këndon artistja në refren.

Rina nuk harron të përmendë tekstet muzikore, ky pyet se kush "ia blen", me të cilën duket se i referohet repereve të tjera. Mbetet për tu parë sa do ta pëlqejë publiku këtë bashkëpunim.

/Ora News.tv/