Diskoja e grupeve kriminale në Durrës, kthehet në kafe-bibliotekë

Diskoja e grupeve kriminale në Durrës, kthehet në

Një pronë e sekuestruar si aset kriminal është shndërruar në një ambient të ri social në qytetin e Durrësit nga një grup të rinjsh të mbështetur nga zyra e bashkimit Europian.

Nga disko është kthyer në një kafene bibliotekë që synon të kthehet në një hapësirë mendimi e diskutimi.

Mesazhi është i fortë dhe i qartë në luftën kundër kriminalitetit që mbetet problem në vendin tonë, ndaj ambasadori i BE, Luigi Soreca bëri një rrëfim personal për rëndësinë e nismave të tilla.

Luigi Soreca: “Kjo i jep energji të reja jo vetëm komunitetit por edhe institucioneve vendore. I përçon një mesazh të rëndësishëm shoqërisë në një vend ku krimi ka qenë ose është pjesë e jetës.”

Për ambasadorin e BE, është një nga ato hapat e vogla të sigurta që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit, proces për të cilin kërkon që autoritetet shqiptare të lënë pas zhgënjimin për shtyrjen e negociatave dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Luigi Soreca: “Duhet të tejkalohet ku zhgënjim që është i qartë dhe unë e ndaj me ju, pasi duhet vazhduar puna dhe këmbëngulja për detyrat e shtëpisë në mënyrë që të vazhdohet me çeljen e negociatave në fillim të vitit të ardhshëm.”

Lokali për të rinjtë në Durrës, është i dyti në të gjithë vendin që ngre aktivitetin mbi një pronë të marrë ndaj grupeve kriminale

Prej vitit 2017, janë sekuestruar mbi 100 prona, por vetëm 4 % e i kanë kaluar shtetit pas proceseve gjyqësore.

EMISIONET