Disiplina nuk fal Partizanin e Tiranën, dënon zyrtarin e Luftëtarit

Disiplina nuk fal Partizanin e Tiranën, dënon zyrtarin e

Incidentet e shënuara në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës kanë qënë temë e nxehtë në Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në njoftimin e bërë pak minuta më parë, kjo instancë dënon ashpër dy klubet e kryeqytetit. Partizani dhe Tirana janë dënuar me gjobë 200.000 (dyqind) mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve, si dhe dëmshpërblim për dëmtimet e shkaktuara në stadiumin e ri kombëtar nga tifozeria përkatëse.

Ndërkohë, trajneri i komanduar i Luftëtarit, Neritan Novit i duhet të presë debutimin në stol, pasi u pezulluar me 2 ndeshje për shkak të sjelljes së gabuar në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.

Komisioni i Disiplinës:

1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

EMISIONET