Mëngjesin e sotëm, këngëtarja Flaka Krelani ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku foli për projektet e ardhshme dhe për ëndrrën amerikane.

Për të, kjo është një dëshirë e madhe por shumë e vështirë për tu arritur.

Flaka Krelani: Hollywood nuk është e lehtë. Ka njerëz atje shumë para nesh që e kanë rradhën. Është komplet tjetër dimension, kërkesa të tjera, duhen menaxherët e duhur. 

Sa i përket disiplinës së rreptë të punës së amerikanëve, Flaka tregoi se kanë staf të madh që punojnë për ti nxjerrë ata sa më mirë. Ndërsa shqiptarët janë punëtorë aq të mëdhenj, sa bëjnë çdo gjë vetë.

Flaka Krelani: Ata i kanë 50 veta përmbi kokë. Ajo e ka stresin e vetëm si të duket dhe si të performojë. Nuk ka strese si po më ecën kënga, që ne edhe vetë i bëjmë koncertet, ndoshta ndonjë ditë edhe kabllot do shkojmë vetë ti bëjmë on/off. Ata e kanë problemin si të jenë të kthjellët, të super inspiruar, me kriju bukur dhe në fund me performu.

Me dit ata cfarë talentash ka Shqipëria dhe Kosova, çfarë punëtorësh jemi, të gjithë industrinë e marrin nga këtu dhe e çojnë atje. Ne jemi dhe super të trajnuar se i kemi bërë të gjitha gjatë jetës. Kur trajnohesh, shkon atje dhe je 1 milion % gati. Besoj që janë shumë punëtorë, por mundësia është shumë më e vogël. 

Projekti i fundit që solli Flaka është remix i këngës “Fustani” nga Parashqevi Simaku. Në “Ditë e Re” zbuloi se ka gati dhe 4 këngë të reja, të cilat i ka kryer në bashkëpunim me producentë të huaj.

Flaka Krelani: Janë 4 projekte dhe janë bashkëpunime të realizuara me producenta të LA. Është me prejardhje indiane por që vepron Detroit dhe në LA me disa producentë të tjerë. Nuk është shumë e vështirë nëse ke disa kontakte, që është dhe fat ti kesh.  

/Ora News.tv/