Dilemat marrin fund, ja kur prezantohet Hazard në "Bernabeu"

Pas Luka Jovic është radha e Eden Hazard për tu prezantuar me tifozët e tij të ri.

Sulmuesi belg, i cili ka firmosur me Realin e Madridit për shifrën e 120 milionë eurove nga Chelsea do të zbres në fushën e blertë të "Santiago Bernabeu" pasditen e nesërme.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll në internet, që zbulon se Hazard do të dal në orën 19:00 përpara tifozëve "Los Blancos". Kjo do të jetë skuadra e tretë që Hazard luan.

Më parë, belgu 28 vjeçar ka qënë pjesë e skuadrave si Lille dhe Chelsea, teksa nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Realit të Madridit. Nuk dihet ende se kush do të jetë numri i stampuar në shpinën e Hazard, po sipas të gjitha gjasave do të jetë, ai 10.

EMISIONET