Rreth 5 mijë rrënjë ullinj dhe rreht 50 ha me kullota janë djegur si pasohjë e një zjarri që ka përfshirë kodrat e fshatrave Xhuherinë, Risilisë dhe Panajasë në Vlorë.

Flakët favorizohen nga era e fortë. Në vendgjarje janë 5 forca zjarrfikëse të cilat po mundohen të shuajnë flakët të mbeshtetur dhe nga banorët e zonës që po u vijnë në ndihmë.

Banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

Banori: Janë djegur mbi 5 mijë rrënjë ullinj.

Gazetari: U përhap menjëherë zjarri?

Banori: Hapi krahët shqipe, nuk e shikon ti.

Banori: Besoj se është dorë që është vënë zjarri.

Zjarrvëniet e qëllimshme kanë qenë shkaku kryesor i zjarreve gjatë verës që lamë pas.


/Ora News.tv/