Digjen dy makina në Himarë, ja kush është pronari

Digjen dy makina në Himarë, ja kush është pronari

Dy makina në pronësi të shtetasit Altin Hitaj në Himarë janë djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çorraj, në rrethana ende të panjohura.

"Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Pronari i mjeteve ka deklaruar se nuk ka konflik me ndonjë person. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

EMISIONET