Pyjet e Kongrazhdit në Burrel vazhdojnë të jenë të përfshirë nga flakët. 

Deri tani janë djegur 300 hektarë pyje me lisa e dushqe.

Pesë vatra zjarri kanë mbetur aktive. Pyjet u përfshinë nga flakët të shtunën (30 mars) dhe zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Flakët vazhdojnë të jenë të përmasave të mëdha, pasi ndihmohen nga era. 

Praninë e 5 vatrave të zjarrit e konfirmon dhe një banor i zonës për RTV Ora, i cili bashkë me fotot dhe videot e dërguara nga vendi i ngjarjes shkruan: 

"Ka mbi 5 ditë që më shumë se 5 vatra zjarri janë në fshatin German në njësinë administrative Komsi. Me dhjetra hektarë pyje po digjen edhe shteti nuk po duket fare që të ndihmojë nga ajri se është e pamundur të ndërhyjmë me mjete të tjera. Të gjithë punonjësit e bashkisë Mat si dhe forca të ushtrisë e janë në vandngjarje, por është e pamundur shuarja e zjarrit ndaj dhe kërkojmë ndihmë nga shteti".

/Ora News.tv/