Digitalb ndërpreu sinjalin e Ora News. Nuk ndalet indinjata e qytetarëve
Ndërpreja e transmetimit të sinjalit te Ora News në platformën "Digitalb" dhe në paketat e ofruara prej saj vazhdon të sjellë reagimin e qytetarëve të ndryshëm të cilët kanë paguar për të patur në paketen e tyre të sherbimit televiziv edhe kanalin e televizionit informativ Ora News.
Në emsionin e mengjesit "Ora Juaj" të drejtuar nga Patrik Sadikaj pati edhe gjatë ditës së hënë me dhjetra telefonata nga qytetarë nga zona të ndryshme të vendit per edhe nga jashtë Shqipërisë që paraqitën këtë shqetësim.
Qytetarët ankohen pasi kanë paguar për shërbimin e kërkuar dhe tani po përballen me errësiren e imponuar nga një ndërprerje e njënashme e kontratës me platformën e transmetimit.
"Paratë u paguan por shërbimi nuk është. Kjo është vjedhje haptas. Pse nuk e heton prokuroria" thotë një qytetar.
Madje disa qytetarë kërcënuan se do te hidhnin në gjygj kompaninë që ofronte shërbimin pasi nuk ka respektuar kontratën me secilin qytetar. Por kishte edhe nga ata që kërkonin ndërhyrjen e prokurorisë për të hetuar këtë shkelje.
/Oranews.tv/