Dielli, "armiku" më i madh i lëkurës! Ja ushqimet që ju mbrojnë

Dielli, "armiku" më i madh i lëkurës! Ja ushqimet

Mos harroni që të mbroni lëkurën nga dielli, pasi mund të bëhet armiku më i madh në periudha të caktuara të ditës.

Çdo ditë e më shumë bëhen studime që tregojnë ushqimet, të cilat mund të përmirësojnë mbrojtjen endogjene të lëkurës.

Së fundmi, ekspertët kanë zbuluar se ushqimet që përmbajnë bakër stimulojnë prodhimin e melaninës dhe elastinës, të cilat ndihmojnë lëkurën të ruajë elasticitetin e saj.

Bakrin e gjeni tek midhjet, mëlçia, kumbullat, drithërat, perimet me gjethe jeshile të errët, patatet dhe arrat.

Ushqime të tjera të përshtatshme për përmirësimin e mbrojtjes nga rrezet e diellit përfshijnë domatet, patatet e ëmbla, spinaqin, manaferrat, rrushin, shegët, portokallet, kivin,  peshkun me vaj, edhe kafen.

Një pjesë e tyre shërbejnë si antioksidantë për lëkurën dhe e mbrojnë nga djegia e diellit.

EMISIONET