Dhunë në familje në Durrës, dy të arrestuar

Dhunë në familje në Durrës, dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasio A.S., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit  të tij, shtetasit F.A.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar është D.K., 37 vjeç, banues po në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET