Dhuna në Kuvend, Hysi: Nëse opozita e ka pretekst për SPAK dhe BKH, e ka gabim

Dhuna në Kuvend, Hysi: Nëse opozita e ka pretekst për SPAK dhe

Për deputeten socialiste, Vasilika Hysi, skenat e seancës së të hënës në Kuvend ishin të paprecedenta. 

E ftuar në intervistën e Ora News, ajo tha se kryetarja e LSI në shkelje të rregullores dhe ligjit pengoi deputetët socialistë që të ushtrojnë funksionin e tyre. 

Hysi: Zonja Kryemadhi ka dhunuar të drejtën e kolegëve për të votuar.Sjellje shumë e rëndë disiplinore dhe vepër penale.Fjalori që kam dëgjuar nga deputetet e reja të LSI nuk kam koment.Jo të gjithë kolegët e opozitës kanë pasur këtë sjellje. 

Për Hysin, sjellja e opozitës nuk është një ogur i mirë. Deputetja e lexon si pretekst për të penguar ngritjen  e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Hysi: Kjo sjellje e opozitës nuk është një ogur i mirë, jemi në momentin kur parlamenti do të fillojë të kryejë procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarëve dhe jo prokurorë për KLP dhe KLGJ. Ky proces ka filluar në maj të 2017 dhe ne më së fundi përreth një vit edhe për shkak të opozitës e cila vonoi procesin e ngritjes së organeve të vettingut duke u larguar nga komisioni, parlamenti dhe duke ngritur çadrën. Parlamenti më pas u shpërnda për shkak të zgjedhjeve. Ne ngritëm organet e vettingut në një periudhë ekstra të jashtëzakonshme pasi Parlamenti ishte shpërndarë dhe të gjitha këto sollën vonesa qoftë për miratimin e buxhetit etj.

Anëtarët gjyqtarë dhe prokurorë për KLP dhe KLGJ rivlerësohen paraprakisht dhe më pas do të votohen nga trupat e tyre ndërkohë që Kuvendi është gati tashmë për të filluar procesin e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, dy përfaqësuesve nga avokatë, dy pedagogë dhe një përfaqësues të shoqërisë civile. Uroj dhe shpresoj që kjo sjellje e opozitës të mos jetë një pretekst që të mos marrin pjesë në ngritjen e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Me votimin apo zgjedhjen e KLP dhe KLGJ ngrihen institucionet e tjera. Me KLP ngrihet SPAK-u, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme dhe krijohet Byroja Kombëtare e Hetimit, janë tre institucione shumë të rëndësishme që kanë për detyrë dhe përgjegjësinë për të hetuar veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha akuzat për funksionarët e lartë dhe ish-funksionarët e lartë. Nëse dikush ndihet i frikësuar nga ngritja e këtyre institucioneve dhe përdor këtë pretekst e ka gabim.

 

 

 

EMISIONET