Biznesi Serbi-Shqipëri, Čadež: Duhet të ndryshojmë perceptimin

Biznesi Serbi-Shqipëri, Čadež: Duhet të ndryshojmë perceptimin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë në kuadër të panairit ndërkombëtar mblodhi më Tiranë ambasadorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesit dhe medias. Ky aktivitet i paraprin panairit ndërkombëtar që starton në 21 nënëtor dhe do të qëndrojë i hapur për 4 ditë, ku pjesëmarrës janë më shumë se 40 kompania nga Serbia. Kryetari i Dhomës së Tregitsë dhe Industrisë  Serbe, Marko Čadež, vlerësoi bashkëpunimin në fushën ekonomike mës dy vendeve duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria, do të ndryshojnë perceptimin për Ballkanin.

Čadež: "Kam nderin të jem këtu, mendoj, madje jo vetëm mendoj por besoj dhe ribesoj se komuniteti shqiptar dhe komuniteti serb së bashku mund të formësojne të ardhmen e këtij rajoni. Do të ndryshojmë perceptimin se ky është rajoni i dështimeve, problemeve, luftës e kolapsit. Ky është rajoni i suksesit.Nuk ka asnjë vend në kontinentin Europian që të këtë investuar në një skemë më të madhe përfitimi se vendet tona"

Ndërsa Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa kërkoi politika mbështetëse nga dy qeveritë.

Ferra: "Kërkohet nga Dhoma e Tregtisë rritja e shkëmbimit të informacionit dhe zhvillimin e bizneseve mes dy vendeve tona të investimeve konkrete. Si dhe përshpejtimin e punimeve të autostradës Nish-Prishtinë, e cila do të rrisë shkëmbimet tregtare edhe në drejtimet e pashfrytëzuara deri tani."

Një vit më parë në Tiranë, është themeluar Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi e cila synon të forcojë dhe të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendve.

EMISIONET