Dhimbje për Tina Turner, vritet me pistoletë djali i madh i saj

Dhimbje për Tina Turner, vritet me pistoletë djali i madh i saj

Trishtim i tmerrshëm ka kapluar këngëtaren e famshme Tina Turner, 79 vjeçare.

Djali i saj i madh, Craig Raymond Turner, 59 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Californi. Sipas TMZ, burri është vetvrarë me një plumb pistolete.

Deri tani, asnjë deklaratë nga këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Zvicër.

Craig ishte djali i parë i Tinës, i ardhur në jetë kur ajo ishte vetëm 18 vjeç, nga marrëdhënia e saj me Raymond Hill, saksofonist i grupit.

Këngëtarja u martua pas katër vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi djalin.

Çifti ka edhe një djalë tjetër, tani 57 vjeçar të quajtur Jake.

Nuk ka ende detaje mbi vdekjen e Craig, por sipas policisë së Los Angeles bëhet fjalë për 'vetëvrasje me armë zjarri'.

EMISIONET