Dhe karrigia mbeti bosh, dhe vetja ndjeu bosh.......

Në karrigen ngjitur ku e kishte çdo seancë plenare, kryeministrit Edi Rama i mungonte sot Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ky i fundit i shkarkuar nga Rama por ende jo nga Presidenti, zgjodhi të ulet në radhët e deputetëve bashkë me dy Ministrat e tjerë të shkarkuar Peleshi dhe Kumbaro.

Ramës i bëri shoqëri karrigia bosh e Bushatit, të cilën e përdori herë pas herë për mbështetje, si për të treguar se është në pritje të marrjes së saj.

Presidenti Meta pritet të dekretojë propozimin e Ramës për të marrë edhe postin e Ministrit të Jashtëm teksa ka mbetur pezull Bushati.

EMISIONET