Dezertoi Forcat Ajrore të SHBA, gjendet pas 35 vitesh

Një burrë që dezertoi nga Forca Ajrore Amerikane (USAF) në vitin 1983 është gjetur në Kaliforni.

Kapiteni William Howard Hughes Jr është sinjalizuar duke tërhequr 28.500 dollarë nga llogaria e tij bankare në 19 vende të ndryshme në New Mexico.

Një burrë i cili pretendonte të ishte Barry O'Beirne u intervistua më parë këtë muaj nga zyrtarët që hetojnë mbi pasaportat e rreme.

Por pas verifikimeve u vërtetua mospërputhshmëria. Ndaj burri tregoi se emri i tij i vërtetë ishte William Hughes.

Ai pretendoi se kishtë rënë në depresion gjatë kohës që ishte pjesë e forcave ajrore ndaj ishte larguar duke krijuar edhe një identitet të rremë.

Që prej asaj kohe Hughes kishte jetuar në Kaliforni.

Hughes momentalisht po mbahet në Bazën Ajrore të Travis në Kaliforni, tha një deklaratë nga zyra e USAF-it.

Ai përballet me një dënim maksimal prej pesë vitesh burg, heqjen e shpërblimit dhe me akuza pandershmerie.

William punonte në Qendrën e Testimit dhe Vlerësimit të Forcave Ajrore në Kirtland, New Mexico dhe ishte i ekspozuar ndaj informacioneve të fshehta.

Sipas USAF, detyrat e tij përfshinin "planifikimin e klasifikuar dhe analizën e sistemeve të komandës, kontrollit dhe mbikëqyrjes së komunikimit të NATO-s".

Në kohën e zhdukjes, ai sapo ishte kthyer nga Holanda, ku kishte punuar me zyrtarët e NATO-s.

Për shkak të qasjes së tij në informacionet sekrete u shpall i arratisur dhe ishte në listën të shtatë individëve më të kërkuar të USAF.

Zyrtarët nuk kanë informacion nëse familja e tij e dinte paraprakisht vendndodhjen e tij.


EMISIONET