Deutsche Welle: “Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet”

"Marrëveshja e mundshme e azilit me BE-Shqipëri mund të ndihmojë për të mbajtur në pushtet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel"

Kështu e nis shkrimin "Deutsche Welle", duke shkruar se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian.

Në të vërtetë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kohët e fundit sugjeruan vendosjen e qendrave të pritjes brenda Evropës, por jashtë territorit të BE.

Zëdhënësi i qeverisë austriake Peter Launsky-Tieffenthal i tha DW se bisedimet rreth qendrave të tilla janë në fakt në zhvillim e sipër me Shqipërinë dhe vendet e tjera. Por Endri Fuga, këshilltari i Edi Ramës që drejton edhe departamentin e komunikimit të qeverisë, mohoi të ketë negociata për një gjë të tillë.

Ndërkohë Deutsche Ëelle shkruan se opozita shqiptare aludon se qeveria do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas Deutsche Welle, Shqipëria gjendet në trajektoren ballkanike dhe ka dalje në Mesdhe. Porti i Durrësit ka kapacitet që të presë një numër të madh individësh që tentojnë të kalojnë detin dhe që mund të përcillen nga anijet e FRONTEX-it. Pasi të kenë mbërritur në Shqipëri, individët që nuk kualifikohen për azil mund të riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin, mund të shpërndahen drejt BE-së.

DW shkruan më tej se Shqipëria nuk është anëtare e bllokut, çka do të thotë se rregullat e Shengenit nuk aplikohen. Po ashtu Shqipëria nuk është as pjesë e Marrëveshjes së Dublinit që përcakton rregullat e azilit. Sidoqoftë, është anëtar i NATO-s dhe një qendër antiterror është ngritur.

Po a është gati Shqipëria? Shkruan më tutje DW.

Shqipëria ka përvojë të mjaftueshme në strehimin dhe kujdesin për refugjatët. Në vitin 1998-1999 në kohën e luftës në Kosova janë pritur më shumë se 1 milionë kosovarë. Dhe pas fluksit të refugjatëve në Evropë në vitin 2015, Shqipëria në mënyrë të konsiderueshme rriti kapacitetin e saj për të marrë emigrantët. Deri më tani, këto qendra pritëse mbeten kryesisht të papërdorura.

Neven Cërvenkovic, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Evropën Juglindore, konfirmoi se që nga viti 2017, Shqipëria ka dyfishuar kapacitetin e saj për të strehuar dhe përpunuar azilkërkuesit. Si një shpresë e BE-së, Shqipëria tashmë i plotëson standardet humanitare të bllokut. Në të vërtetë, shkruan DW, UNHCR raporton se Shqipëria i trajton mirë azilkërkuesit.

Por si mund ta ndihmojë Shqipëria kancelaren Merkel?

Në takimin e fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoffer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë BE-së. Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve mes kancelares dhe ministrit të saj.

Deutsche Welle se kjo do të plotësonte kërkesën e Seehofferit që aplikimet për azil të plotësoheshin jashtë BE-së. Kjo do të favorizonte partinë e tij në zgjedhjet e pritshme në Bavari, ndërsa koalicioni qeveritar do të rifitonte stabilitet.

Sipas DW, Shqipëria po ashtu do të fitonte nga kjo marrëveshje. Duke hapur qendrat e pritjes, ajo do të fitojë mbështetje edhe nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve për hapjen e negociatave.

EMISIONET