Detaje të reja nga atentati ndaj ish-mësuesit

Detaje të reja nga atentati ndaj ish-mësuesit

Kanë dalë detaje të reja nga atentati ndaj ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se drejt tij është qëlluar nga një distancë prej 70 metrash.

Dyshimet janë se autorët mund të kenë qenë vrasës me pagesë.  

Ngjarja për hakmarrje - Ish-mësuesi u qëllua me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në lagjen "10 korriku" më 30 gusht 2019.

Pista e kryesore mbi të cilën janë përqendruar hetimet është hakmarrja për një vrasje të disa viteve më parë.

Eljus Thartori, ish-mësues i Fizkulturës, por  i shkarkuar për precedent penal për vrasje, prej pak kohesh kishte qenë jashtë shtetit. 

Ai ka qenë mësues edhe pse ishte i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 

Lexoni për më shumë: Ish-mësuesit atentat për hakmarrje? “Shpërthim” për ta nxjerrë nga banesa, plumba për ta vrarë


EMISIONET