(Detaje) Mungon prezantimi tek Barça, media spanjolle zbulon problemin e Manajt

(Detaje) Mungon prezantimi tek Barça, media spanjolle zbulon problemin e

Rey Manaj arriti akordin për transferimin tek Barcelona disa ditë më parë dhe sulmuesi shqiptar pritej që ditën e djeshme të bënte edhe prezantimin. 

Ish-lojtari i Albacetes në Secunda Divizion firmosi me ekipin B të katalansve dhe në bazë të paraqitjeve të tij mund të këtë mundësi që të veshë edhe fanellën legjendare të futbollit spanjoll. Ndërkohë, media Iberike “Sport.es, ka zbuluar pengesën që i ka shtyrë zyrtarizimin sulmuesit lushnjar.

Mësohet se Manaj ditët e fundit ka pasur një infeksion në vesh, që i ka shkaktuar shumë dhimbje, teksa është këshilluar nga mjekët që mos udhëtojë drejt Barcelonës, deri në momentin që veshi të shërohet plotësisht.

Pritet që në ditë në vijim gjithçka të normalizohet edhe Manaj të firmos edhe zyrtarisht për klubin blaugran.

EMISIONET