"Despacito" arrin 6 miliardë shikime në YouTube

"Despacito" arrin 6 miliardë shikime në YouTube

Hiti i madh i "Despacito" i Luis Fonsi është video më e shikuar në historinë YouTube.

Kënga ka mbledhur më shumë se 6 miliardë shikime.

Video u publikua në janar 2017 nga  Fonsi dhe reperi Daddy Yankee. Dhe më 24 shkurt, u bë video e parë në platformë që grumbulloi 6 miliardë shikime.

Në kulmin e saj,  "Despacito" mori 25.7 milionë shikime në një ditë të vetme.

Videoja e dytë më e shikuar në YouTube është "Shape Of You" nga Ed Sheeran, me 4.1 miliardë shikime.

"Despacito" është videoja e dytë më e shpejtë muzikore që goditi me 1 miliard shikime, pas "Hello" të Adele.

EMISIONET