"Kryeprokurori dhe integrimi", Rama: I lutem shumë Bashës të marrë përgjegjësi

"Kryeprokurori dhe integrimi", Rama: I lutem shumë Bashës

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për të diskutuar mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Ky bashkëpunim, tha kreu i qeverisë, është në të mirë të vendit, dhe ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësitë për integrimin e vendit. Rama pati edhe një lutje për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa tha se për negociatat me be duhet një qëndrim i vetëm.

Tirane- Kryeministri Edi Rama e ka ftuar sërish opozitën për t'u dakordësuar në zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.  Madje, nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ai adresoi një lutje për Lulzim Bashën që të ulen dhe të diskutojnë për këtë çështje, por duke kujtuar se në të kundërt, kryeprokurori i përkohshëm do të votohet vetëm nga mazhoranca.

Edi Rama: Duke rikonfirmuar edhe njëherë vullnetin e shprehur për të zbatuar pikë për pikë legjislacionin në fuqi, për të zgjedhur prokurorin e përkohshëm të përgjithshëm qoftë edhe e shumicë të thjeshtë, gjë që është mbështetur qartësisht, sepse kështu e thotë ligji, nga partnerët tanë ndërkombëtare, nuk do të rresht dhe nuk do të rreshtim deri në sekondën e fundit ftesën për opzoitën që të bëhet pjesë e këtij procesi sepse nuk mundet dot që avazi të fillojë gjithmonë gjitghmonë nga e para sa herë ka një hap për zbatimin e reformën në drejtësi. Dhe nuk ka mundësi, që jo vetëm ne por as Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Europian të mos lexojnë dot ligjin ashtu siç duhet dhe vetëm opozita është në gjendje që të bëjë leximin e duhur të tij. 

Është shumë e qartë, njerëzit e kuptojnë shumë mirë, sepse ky proces ka kohë që ka filluar dhe ky avaz është një muzikë e dëgjuar më parë, por koha momneti strategjik i Shqipërisë është i tillë që duhet tu japë kolegëve tanë në opozitë arsye për të kapërcyer mbi vetvetend he për të bërë për Shqipëri atë që Shqipëria ka nevojë sot.

Është një moment ku ne nuk na çon nevoja që të trokasim në derën e opozitës por na çon vetëdija se kështu është më mirë për vendin tonë. Siç ishte më mirë për vendin tonë që ne bëmë marrëveshjen për zgjedhjet dhe nuk vazhduam drejt për të pasur sot një shumicë me mbi 100 deputetë dhe duke pasur të gjithë mbështetjen e SHBA dhe BE për ta bërë një gjë të tillë, përderisa PS donte të qëndronte jashtë shinave të procesit normal, kushtetues, demokratik. Bëmë gjënë e duhur atëherë, duam të bëjmë gjënë e duhur sot. Por sigurisht atëherë e bëmë sepse më në fund gjetëm vesh për të na dëgjuar dhe mirëkuptuar por këtë herë nuk e di nëse do të gjejmë veshët për të na dëgjuar dhe mirëkuptimin që duhet por ne do ta kërkojmë deri në fund.

Kjo është mënyra jonë e të qenit si shumicë dhe dallimi që ne kemi me shumicat paraardhëse, ne jemi shumicë që në çdo rast interesat e përbashkëta të njerëzve, pavarësisht se na kanë votuar apo jo të vihen mbi interesin e politikës së ditës. Dhe politika e ditës të mos pengojnë vendin që të shikojë disa hapa më tutje"

 Kryeministri foli edhe për nevojën e të qenit të bashkuar për integrimin e vendit. Edhe në këtë rast, kërkoi nga partia demokratike që akuzat politike të jenë për konsum të brendshëm, ndërsa kur bëhet fjalë për integrimin e vendit të jenë në një qëndrim.

Edi Rama: "Nuk flasim për hapa më tutje të presupozuar, por flasim 6 muaj themelorë për 20 vitet e ardhshme, për vendin tonë të përbashkët. Çelja e negociatave për anëtarësim është një kapërcim epokal në mënyrën sesi të tjerët na shohin dhe do të na shohin pastaj, në mënyrën se si Shqipëria do ti qaset problemeve dhe zgjidhjeve të nevojshme për të në raport me interesin e gjithë fëmijëve të këtij vendin.
Më vjen shumë mirë që ne pavarësisht reagimeve të opozitës, e nënvizoi kryetari i Komisionit të Ligjeve, nuk zgjodhëm procesin e ngushtë duke mbledhur firma për të caktuar një kandidat siç mund ta bënim, por zgjodhëm një proces ku i japim mundësi të gjithëve që kanë ambicje të aplikojnë dhe i japim mundësi opozitës që të futet në proces. 

Nuk po bëjmë një garë votash dhe firmash por kemi çelurnjë porces që është në vetvete argumenti, se nuk po bëjmë këtu as shaka dhe as demagogji, por po kërkojmë ta vëmë politikën në dispozicion të vendit, duke përfshirë të gjitha forcat politike në proces. 

Lumenjtë e baltës  kundër shumicës mund të vazhdojnë të rrjedhin në shqip, por është themelore që në anglisht të jemi bashkë. I lutem shumë Lulzim Bashës ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë të gjithë përgjegjësinë e udhëheqjes së opozitës në drejtimin e duhur, që është drejtimi i çeljes së negociateve për anëtarësim. 

Negociatat nuk çelen me Partinë Socialiste, por me Shqipërinë. Negociatat nuk janë një proces sa një mandat janë një proces më i gjatë. Sa më shpejt të çelen negociatat aq më mirë është për Shqipërinë, aq më mirë është për çdo forcë politike që aspiron të qeverisë këtë vend duke qenë sot në opozitë.

Gjashtë muajt e fundit, tha Rama, do të jenë përcaktuese për 20 vitet e ardhshme sa i përket bisedimeve me BE-në. 

Ndërkohë aplikimet për postin e kryeprokurorit të përkohshëm do të vijojnë deri nesër në orën 18:00. 

Afati i aplikimit të kandidatëve skadon të martën në 18:00

Komisioni i Ligjeve vendosi pasditen e së enjtes pesë ditë afat për të shprehur interesin përfaqësuesit e akuzës, teksa u bë e ditur se në këtë afat do të përfshihen dhe ditët e pushimit.

Deri më tani ka paraqitur kërkesën e tij Ferdinand Elezi, prokuror i Apelit të Durrësit.

Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe më pas do të kalohet në proces votimi në Parlament.

Kryeprokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

EMISIONET