Kryeredaktori i sekstorit të sportit në Ora News, Altin Sulçe komentoi në studion e lajmeve ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ai e quajti këtë sfidë një reklamë të futbollit shqiptar. Lidhur me polemikat rreth arbitrimit, Sulçe tha se në përgjithësi arbtiri mori vendime të drejta, megjithatë, për mendimin e tij personal, bilbili ishte më i lehtë për Tiranën.

Altin Sulçe: Derbi “vodhi” vëmendjen e të gjithë qytetit të Tiranës. Është ndeshje që eklipson, zgjon dhe ata që duan të flenë në shtëpi në javët e ndryshme të kampionatit. Është fantastike kur i shikon këto dy skuadra. Është një atmosferë që nuk humbet. Kjo ndeshje solli të papritur, një rezultat 5-1. Tirana konfirmoi se tashmë e ka shumë seriozisht për ta fituar këtë kampionat. Janë ende 12 javë për t`u luajtur. 

Partizani bëri performancë me dritëhije. Kartoni i kuq i Bitrit, sipas rregullores, nëse ti i heq mundësinë e shënimit lojtarit kundërshtar, merr kartonin e kuq. Në rastin e dytë i Tiranës mendoj se është 11 metërsh. Por nuk i është dhënë një penallti Partizanit. 

Kishte një reagim të fortë të Erjon Braçes, që është tifoz i Partizanit, që thotë se ka pasur një arbitrim kriminal. Megjithatë, unë mendoj që bilbili ka rënë pak më lehtë në anën e Tiranës. Unë them se disa vendime të gjyqtarit kanë qenë të drejta. Trajneri Sormani bëri deklarata të forta duke thënë që ndeshja u mbyll në minutën e 18.  Tensioni i derbit është ndeshje shumë e madhe, është reklamë futbolli. Ne nuk kemi VAR dhe po bëhet luftë e madhe për ta vendosur këtë sistem. 

/Ora News.tv/