Revista javore gjermane "Der Spiegel" i ka dedikuar faqen e saj të parë qeverisë së sapo zgjedhur në Itali.

Numri i kësaj kësaj jave i dalë sot në tregun gjerman ka në ballinë një imazh shokant ndaj zgjidhjes së krizës së qeverisë në Itali.

Në tre ngjyrat e flamurit italian shfaqet një pirun me makarona tip spageti që zgjaten në formën e një laku në fyt nën të cilin shkruhet "Mirupafshim e dashur. Italia vetëshkatërrohet e tërheq pas të gjithë Europën".

Po puthuajse të nëjëtën përmbajtje ka dhe numri i revistës javore britanike "The Economist" në ballinën e së cilës shfaqet një akullore me tre shije në ngjyrat e flamurit italian mbi të cilat qëndrojnë tre fitila eksplozivi të ndezuar. Mbi të vjen dicitura "Trajtojeni me kujdes".

Për të përditshmen franceze Le Monde, qeveria italiane e kryeministrit Konte është "populiste dhe e ekstremit të djathtë", ndërsa lideri i Lega-s Matteo Salvini në postin e Ministrit të Brendshëm vazhdon strategjinë e tij për të fituar fuqi.

Ndërsa për Financial Times "qeveria e re italiane vë në udhëkryq Europën e kaosi institucional i javës së fundit zardhi situatën delikate financiare të Italisë"


/Ora News.tv/