Deputeti i PS kundër qeverisë: Bixhozi të hiqet edhe nga hotelet

Deputeti i PS kundër qeverisë: Bixhozi të hiqet edhe nga hotelet

Deuteti i PS, Paulin Stërkaj ka dalë kundër qeverisë për lojërat e fatit. Në Kuvend, ai tha se është pro heqjes së bixhozit, por kjo duhet të ndodhë edhe në hotelet me 5 yje. Sipas tij nëse merret ky vendim për ti hequr, duhen hequr në çdo institucion turistik, dhe jo të bëhen diferencime mes shoqërisë.

Sterkaj: Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik. Jam kundër Braces që ti vëmë 30% sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozet, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfërit spaskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit. 



EMISIONET