Deputeti austriak: Të shqetësuar për çështjen Xhafaj, hetimi të jetë i besueshëm

Deputeti austriak: Të shqetësuar për çështjen Xhafaj,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon Austrisë që të mbështesë hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Pas nje takimi me zvendës kryetarin e Komisionit të Sigurisë  dhe mbrojtjes në parlamentin austriak, Michael Hammer, dhe deputetin Reinhold Lopatka, Basha tha se pavarësisht  problemeve të thella që po kalon vendi, hapja e negociatave do të rriste  kontrollin ndaj qverisë.  Ligjvënësi Austriak, Lopatka tha se Austria mbështet integrimin e Shqipërisë, por shtoi se lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore.

Dy deputetë austriakë nga radhet e Partise Popullore të Kancelarit Kurz, Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer janë ndalur në zyrën e Lulzim Bashës, ndërsa në një prononcim për mediat thanë se vendi i tyre  është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Deputeti Reinhold Lopatka  shtoi se  lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore dhe në këtë pikë përmendi edhe akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm.

Lopatka: “Më duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qytetarët austriakë janë të shqetësuar përsa i përket krimit të organizua”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që Austria  të mbështes hapjen e negociatave të vendit tonë me BE, ndërsa u shpreh se kjo duhet të ndodhë pavarësisht  problemeve të thella që po kalon  Shqipëria.

Para dy ligjvënësve Austriak,  kryetari i opozitës, komentoi dhe debatin mbi mundësinë  e ngritjes së një kapi refugjatësh në vendin tonë, ndërsa drejtoi këtë akuzë për kryeministrin Rama:

Basha: Një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufa e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit. 

Deputetët  austriakw u takuan  dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Sipas njoftimi për mediat Balla, i ka njohur homologet e tij me zhvillimet në vendin tonë ndërsa ka vlerësuar refomën në drejtësi dhe rezultatet që po jep vetingu. “Suksesi i Vetting-ut dhe lufta pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, janë kriteret e përmbushura mbi të cilat u bazua rekomandimi pro hapjes së negociatave” është shprehu zoti Balla.

EMISIONET