Dy ligjvënës hungarezë u dëbuan nga selia e televizionit shtetëror, pasi bënë përpjekje të transmetojnë një peticion kundër politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Deputetët e pavarur Bernadette Szel dhe Akos Hadhazy janë tërhequr zvarrë jashtë ndërtesës në Budapest, pasi kanë tentuar të shmangin rojet e sigurisë.

Szel e transmetoi incidentin drejtpërdrejt në Facebook.

Dy ligjvënësit kanë qenë në mesin e dhjetëra të tjerëve që kanë kaluar natën në zyrat e kanalit kryesor të lajmeve MTVA, në përpjekje për të transmetuar listën e kërkesave.

Peticioni bën thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, "ligjeve të skllavërisë" dhe për media e gjykata të pavarura.

Në Buapest po zhvillohen protesta antiqeveritare që disa ditë./REL/

/Ora News.tv/