Denoncimi në BOOM, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Pas denoncimit të BOOM për rastin e të dënuarit në burgun e Peqinit, i cili pretendon se kartela e tij mjekësore është plotësuar në mënyrë fiktive duke u shënuar ilaçe që ai nuk i përdor dhe se nuk merr mjekimin për sëmundjet që vuan duke u detyruar e ëma ti blejë privatisht, ka ardhur reagimi i Drejtorisë së Burgjeve.

Ky institucion deklaron se i dënuari Edmond Mustafa ka kartelë të plotë mjekësore.

Drejtoria e Burgjeve thotë se i dënuari vuan nga prostata dhe gurët në veshka, sëmundje për të cilat merr mjekim.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Mustafa është dërguar sa herë është parë e nevojshme për të kryer konsulta, analiza laboratorike dhe imazherike.

“Pacienti është i planifikuar për tu dërguar për konsultat e rradhës, vazhdon mjekimin dhe mbahet në monotorim nga stafi i shëndetësisë”.


/Oranews.tv/

EMISIONET