Ish-kryeministri francez François Fillon dhe gruaja e tij Penelope Fillon janë dënuar me burg për shpërdorim të fondeve publike.

Politikani konservator u shpall fajtor pasi pagoi gruan Penelope Fillon me 938,000 dollarë për punën që ajo nuk e kishte kryer si asistentja e tij.

Ai u dënua me pesë vjet burg, tre prej tyre të pezulluara. Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar, shkruan BBC.

Ky skandal i pamundësoi garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Të dy kanë apeluar, duke bllokuar ndalimin e menjëhershëm të Z. Fillon.

Fillon është figura më e lartë e politikës franceze që ka marrë një dënim që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958.

/Ora News.tv/