Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi ndihmë për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Ajo që unë doja në fakt tju kërkoja meqë janë angazhuar, mendoj që do ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë. Po bëjmë një paketë të thjeshtë standardesh të riparimit. Ne duam që ti supervizionojmë vetë në ato raste kur kompanitë do të marrin përsipër që ti riparojnë vetë, gjithsesi ne do ti supervizionojmë vetë. Nëse ju do të na ndihmonit në këtë proces jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Nga ana e saj, inxhinieria e kishte shqetësimin tek eksperiza.

Luljeta Bozo: Tani fillon kjo ekspertiza, unë këtu e kam merakun sepse nuk ka mundësi një grup ti mbulojë të gjitha. Një rast konkret, shkon i huaji thotë godina ska gjë. Vete njësia vendore me specialistët që ka dhe i vë shiritin. Është krijuar panik.

Rama u shpreh i vendosur për shembjen e banesave me dëmtime në strukturë.

Edi Rama: Gjëja që ne kemi vendosur që aty ku elementët strukturorë janë të dëmtuar ne nuk do ti hyjmë procesit të rregullimit

Luljeta Bozo: Po të ketë dëmtim të vogël s'ka problem.  Të thuash është e pabanueshme ti thua që do ti vesh dinamitin.

Edi Rama: Jo jo, e pabanueshme përkohësisht

Luljeta Bozo: Përkohësisht atëherë duhen sqaruat njerëzit që është përkohësisht

/Ora News.tv/