Deklaratat e Ramës, Selimi: Për gomarin nuk e dimë, por e dimë se kush është tradhtari

Deklaratat e Ramës, Selimi: Për gomarin nuk e dimë, por e

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ftuar në studion e Ora News nga gazetarja Besmira Pelushaj, i konsideroi të pamaturat deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Pejë që i konsideroi gomerë ata që cilësojnë Hashim Thaçin tradhtar.

Selimi: Nuk janë mirëpritur si në Kosovë si në Shqipëri disa deklarata që janë dukur fillimisht si batuta por edhe të pamatura. Nuk kam se si të pajtohem për deklarata të tilla ku përdoret shprehja si gomar apo tradhtar. Ne ndoshta nuk e dimë mirë kush është gomari, por e dimë se kush është tradhtari. Ne nuk e dimë ndoshta mirë se çfarë do të thotë gomarllëk, por në kurrizin tonë e kemi përjetuar tradhtinë dhe e dimë çfarë do të thotë tradhti. Një shprehje të tillë do të ishte mirë ta evitonte kryeministri i Shqipërisë sidomos në data dhe në ditë të tilla dhe veçanërisht në një vend të tillë.

EMISIONET