Përvjetori i vrasjes së nacionalistit Kostandin Kacifas është diskutuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora.  

Historiania Elena Kocaqi referuar deklaratave të nënës së tij në Bularat, thotë se ato përbëjnë vepër penale. Të njëjtën mendim kishte edhe avokati Spartak Ngjela, i cili u shpreh se në një vend tjetër të botës, me ato deklarata nëna e Kacifasit do të ishte në burg.

Pjesë nga debati në studio

Elena Kocaqi: Dje deklaratat e të ëmës janë vepra penale, thirrje për luftë, thirrje për cenimin integritetit të Shqipërisë, thirrje për vrasje etj. Këto janë thirrje publike që i parashikon kodi penal dhe minimumi shkon në 10 vjet burg.

Spartak Ngjela: Ajo në çdo vend të botës do shkonte në burg.

Artur Zheji: Një nënë e dëshpëruar ka humbur djalin

Spartak Ngjela: E ndjek ti, ajo thotë ka qenë çlirimtar. Është politika agresive e tyre në hall, ku ka kishë greke. Kisha greke është e gjitha me agjentë të policisë. 70% e kanë trashëgim nga Rusia.  Të rrinë mirë se po forcohet Shqipëria. Është me aleat Shqipëria.


/Ora News.tv/