Debutimi në kualifikueset e Europianit, Rrahmani e Maksuti i bëjnë "presion" kundërshtarëve

Debutimi në kualifikueset e Europianit, Rrahmani e Maksuti i

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Europian 2021, atë kundër Finlandës, e programuar për tu luajtur më 2 shtator në "Elbasan Arena" në orën 17:00.

Në prag të debutimit, në konferencën për shtyp kanë dalë dy ndër pikat më të forta të skuadrës tonë, Albina Rrahmani dhe Kristina Maksuti. Në fjalën e tyre, dy lojtaret kanë komentuar kundërshtarin dhe nuk kanë hezituar t'i bëjnë thirrje tifozëve për të qënë të pranishëm në “Elbasan Arena” për të mbështetur skuadrën në këtë debutim, duke kujtuar se hyrja është falas për publikun.

Albina Rrahmani: “Si gjithmonë, kushdo qoftë ekipi kundërshtar, edhe duke qënë ndër më të mirët në botë siç është Finlanda, futemi në fushën e lojës për rezultat pozitiv. Kundërshtari? Nuk kemi pas mundësi më u ndesh më parë me ta, por kemi filluar të shikojmë video të tyre për të kuptuar sesi luajnë. Ne kemi dëshirë ti marrim ndeshjet hap pas hapi, të kalojmë një ndeshje me sukses dhe pastaj të shikojmë tjetrën. Do zbresim në fushë gjithmonë për diçka pozitive, për diçka më shumë se herën e kaluar. Unë shpresoj dhe besoj se kjo nuk ka për të qënë vetëm fushata kualifikuese e rradhës për ne, ka për të qënë diçka më shumë. Përfitoj nga kjo konferencë për ti bërë thirrje tifozëve, është gjithçka më e lehtë kur i ke nëpër tribuna tifozët sepse na japim më shumë forcë”.

Shumë e kënaqur për gjendjen që ka gjetur në skuadër është shfaqur Kristina Maksuti.

“Duke parë kualifikimin për në fazën e 32 më të mirave për Vllazninë dhe Mitrovicën, ku shumë vajza janë pjesë e Kombëtares, kemi parë që vajzat kanë bërë një hap më lart, janë të përgatitura mirë. Unë shpresoj që ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë dhe formën e tyre ideale që ta kthejmë në avantazh për skuadrën Kombëtare, dhe pse jo të kualifikohemi si djemtë që e arritën disa vite më herët. Dua t'i ftoj tifozët në stadium, të shohin ekipin Kombëtar dhe ne do të bëjmë një lojë të mirë për t'i kënaqur”.

EMISIONET